
TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|

|
BIOGRAFIA E SHKURTËR E
ADEM GASHIT
Adem Gashi u lind në fshatin Tërstenik të Drenasit, Drenicë, më 25.12.1955. Tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, gjimnazin në Skënderaj, ndërsa SHLP-në, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare, në Prishtinë. Ishte arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Atëbotë, ai shquhej si punonjës i zellshëm, si në procesin edukativo-mësimor, ashtu edhe në aktivitete jashtëmësimore me nxënës (grupin muzikor, letrar, i recituesve, etj.). Kur është kthyer të punojë në Drenas më 1991, në 63-vjetorin e hapjes së kësaj shkolle (shkollë kjo me mbi 1200 nxënës) ka nxjerrë numrin e parë të fletushkës për nxënës Nëntori i tretë (1991).
Në vitet e 90-ta ka nisur të merret me punë edhe me të mëdha. Ështe organizues (bashkë me Ramadan Dautajn) që të botohej revista shoqërore-letrare “Trojet tona” në Drenas (28.11.1993), revista e parë në Drenicë.
Gjatë verës së vitit 1995 ka grumbulluar rreth vetes dashamirët e gjëzëtarisë (enigmatikës), për të formuar për të parën herë në Drenicë Shoqatën e Gjëzëtarëve “Mozaiku” (3.7.1995), kryetar i së cilës ishte vet.
Më 18 qershor 1997 nxjerr një revistë tjetër, tashti të gjëzëtarisë, Gjëza, në të cilën ishte kryeredaktor, dhe në dhjetor të vitit 1997 qe emëruar drejtor i Seksionit të dramës në SH.K.A. “Shotë Galica” në Drenas.
Me gjëzëtari ka filluar të merret që nga viti 1987. Punimet e para i ka botuar në fletushkat e nxënësve, pastaj në revistën “Trojet tona”, por me punë të mirëfilltë merret që nga viti 1995, kur ka nisur të botoheshin revistat profesionale. Punimet të tij i gjejmë të botuara pothuajse në të gjitha revistat shqiptare të enigmatikës: “Horizonti”, “Filizat”, “Stili”,” ABC”, “Fjalëkryqi shqiptar” (Tiranë), si dhe në gazetat e përditshme “Bujku” (që zëvendësonte “Rilindjen”) dhe “Koha Ditore”. Ndonëse në skenë ka dalë papandehur, emri i tij, me pseudonimin ndërrimor (i anagramuar) Gi De Masha, u bë i njohur për lexuesit kosovarë. Ademi është i pari që i ka hyrë teorisë se gjëzëtarisë, veçmas të ndërrimorëve (anagrameve) të vjershëruar. Ka botuar në revistën “Stili” studimin “Ndërrimori”, në të cilin shpjegon në hollësi ndërrimorët (anagramet), llojet e tyre sipas përmbajtjes dhe forms; gjuha letrare e ndërrimorët, si dhe zbërthimi i tyre. Duhet thënë se ndër ne, Ademi është mjeshtër sa i përket sajimit, sasisë dhe cilësisë së lartë artistike të ndërrimorëve (anagrameve).
Falë angazhimit të tij të vazhdueshëm në këtë lëmë, ndonëse autori e mban “të fshehtë”, ka të gatshëm librin “Don, Rri Mirë!”, titullin e të cilit e ka sajuar duke ndërrimuar (anagramuar) njësinë gjuhësore "Ndërrimori", dhe të cilit i paraprijnë pjesa teorike për ndërrimorin dhe mbi 200 ndërrimorë të ndryshëm dhe që pret të botohet së shpejti.
Krijimtarinë e vet Ademi e vazhdoi edhe në Danimarkë, ku tash gati 10 vjet jeton dhe vepron me të njëjtin hov sikur para luftës. Tash e sa vjet është i angazhuar në ëeb faqen e radios së vetme në Skandinavi “Radio Projekt 21”, në të cilën botoi shumë gjëza (enigma) dhe e popullarizoi shumë gjëzën shqipe jashtë atdheut, duke tubuar rret vetes shumë dashamirës të gjëzave. Gjithashtu Ademi mblodhi rreth vetes edhe shumë kolegë të tij, duke i bërë edhe më të larmishme emisionet e këtij mediumi.
Xhevat RUHANI
|
|
|