WWW.FJALEKRYQI.COM ËSHTË PORTALI I VETËM SHQIPTAR I ENIGMATIKËS

TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BIOGRAFIA E SHKURTËR E

ARBËNOR POZHEGUT

Arbënor Pozhegu u lind më 19.10.1972 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme teknike i kreu në vendlindje. Në vitin 1993 ndoqi studimet në fakultetin elektroteknik, studime të cilat i ndërpreu. Në vitin 1995 përfundoi studimet në SH.L.P. "Bajram Curri" në Gjakovë në drejtimin histori-gjeografi. Në vitin 2003 vazhdoi studimet dhe sot mban titullin Bachelor i historisë dhe gjeografisë.
Fillimisht punoi në fshatin Guskë si mësimdhënës i historisë, gjeografisë dhe edukatës qytetare. Tani punon si mësimdhenes i gjeografisë në shkollën e mesme të ulët “Mazllum Këpuska” në Gjakovë.
Interesimin për enigmatikë e ka pasur qysh në bankat e shkollës ku me ëndje ka zgjedhur enigmat e ndryshme në revistat e ndryshme si “Pionieri”, “GEP” etj.
Këtë interesim e ka "fituar" nga babai Muhamediu, duke parë atë se si i zgjidhte enigmat e ndryshme në “Rilindja” dhe të përjavshmen “Zëri i Rinisë”.
Me enigmatikë ka filluar nga viti 1994, ndërsa punimi e parë e botoi në gazetën enigmatike “Filizat”. Ka bashkëpunuar me shumë revista enigmatike si: “Horizonti”, “Stili”, “Filizat”, “Fjalëkryqi”, si dhe ka botuar punime edhe në të përditshmet “Bujku” dhe “Koha Ditore”.
Redaktor i revistës enigmatike “ABC”. Kryeredaktor i revistave “FOKUS enigmatik” dhe “SKANDI 111”. Arbënor Pozhegu është anëtar i Bordit të Federatës së Enigmatëve të Kosovës!

 

 

 

ORA E SAKTË: