| |
|
 |
MUSTAFË STATOVCI
Mustafë STATOVCI u lind në Prishtinë më 1 maj 1953. Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ka mbaruar studimet e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Po në këtë fakultet i ka ndjekur edhe studimet pasuniversitare të letërsisë. Me enigmatikë ka filluar të merret nga fundi i viteve ’60 të shekullit të kaluar. Ka bashkëpunuar me revistën “Kviz” të Zagrebit dhe me revistat shqiptare që e kultivonin enigmatikën...

|
 |
DRITON SEJDIU
Driton Sejdiu u lind në Prishtinë, më 7 korrik 1975. Shkollën Fillore dhe Gjimnazin i kreu në Prishtinë, kurse diplomoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me enigmatikë filloi të merret në vitin 1991, ndërsa debutoi me fjalëkryqin e parë në të përditshmen e vetme të asaj kohe “Bujku”, më 13 mars 1992. Gjatë vitit 1993, në kohën kur në këtë të përditshme, fjalëkryqin e drejtonteXhevat Ruhani, Sejdiu botoi një numër të madh të fjalëkryqeve.

|
 |
XHELAL ABRASHI
Ka lindur në Gjakovë më 26. 07. 1949. Me profesion ishte, mekanograf (punëtor në kompjuter) tani ENIGMAT-profesionist. Me Enigmatikë merret që afër katër dekada. Punimin e parë nga lëmia e enigamitkës (fjalëkryq) e boton në Zani i Rinisë – Prishtinë në vitin 1973. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat kosovare. Ka botuar për shumë vite revistën enigmatike FILIZAT.

|
 |
ARBËNOR POZHEGU
Arbënor Pozhegu u lind më 19.10.1972 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme teknike i kreu në vendlindje. Në vitin 1993 ndoqi studimet në fakultetin elektroteknik, studime të cilat i ndërpreu. Në vitin 1995 përfundoi studimet në SH.L.P. "Bajram Curri" në Gjakovë në drejtimin histori-gjeografi. Në vitin 2003 vazhdoi studimet dhe sot mban titullin Bachelor i historisë dhe gjeografisë.
Fillimisht punoi në fshatin Guskë si mësimdhënës i historisë, gjeografisë dhe edukatës qytetare. Tani punon si mësimdhenes i gjeografisë në shkollën ...

|
 |
SKENDER TULLUMI
Skënder Tullumi, i lindur ne Gjakovë më 25.04.1955.Me profesion është inxhinier i diplomuar i gjeodezise. Ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit, ku ka regjistruar dhe testuar magjistraturën, të cilën për shkak të luftës nuk ka mund ta vazhdojë.Në aspektin profesional ka pasur shumë poste udhëheqëse: drejtor i Drejtorisë kadastrale në Gjakovë, zv. drejtori i Entit gjeodezik në Gjakovë, kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Gjakovës, Rahovecit dhe Deqanit ...

|
 |
NEVAHI REXHEPI
Nevahi Rexhepi lindi ne fshatin Bresanë, komuna e Sharrit në vitin 1971. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren. Studioi në Fakultetin Elektroteknik të Prishtinës, në degën Sistemet Elektroenergjetike.Ani pse interesimi për i kishte filluar shumë herët, fjalëkryqin e parë e botoi në revistën enigmatike “ABC” në vitin 1997 të udhëhequr nga Gëzim Gjini në Gjakovë, me të cilën bashkëpunoi për një kohë të gjatë.

|
 |
XHEMË KARADAKU
Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në drejtimin Administrim Biznesi, në Universitetin “Dardania” në Prishtinë.
 |
 |
AGIM METBALA
U lind më 1953 në Rahovec. Shkollën fillore dhe atë të mesme- gjimnazin, drejtimin e pëgjithshëm, i kreu në vendlindje, studioi dhe u diplomua pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Kosovës, më 1976. Aty i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare.
 |
 |
Punimet e para i ka botuar në fletushkat e nxënësve, pastaj në revistën “Trojet tona”, por me punë të mirëfilltë merret që nga viti 1995, kur ka nisur të botoheshin revistat profesionale. Punimet të tij i gjejmë të botuara pothuajse në të gjitha

|
 |
GAZMEND MORINA
Gazmend Morina u lind në fshatin Akrashticë, komuna e Vushtrrisë më 27.01.1985. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Mitrovicë në shkollën e mesme Teknike “Arkitekt Sinani”. Është Bachelor i drejtësisë. Interesimin për enigmatikë, e në veçanti për fjalëkryqe e shfaqi qysh në fëmijëri. Fjalëkryqin e parë e botoi në gazetën e përditshme “Epoka e re” në shkurt të vitit 2005.

|
 |
HILMI STATOVCI
Me enigmatikë është marrë si entuziast që në rininë e hershme, sidomos si zgjidhës i enigmave që dikur botoheshin në “Kuizin” e Zagrebit edhe disa revista tjera të ish-Jugosllavisë. Në këtë kohë në gjuhën shqipe botohej vetëm fjalëkryqi i“Rilindjes” me autor
Rashit Krasniqin.

|
| |
|
| |
|
| |
|
| |
|
| |
|
| |
|
| |
|