TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com.

 

 

 

 

 

Gjatë një emisioni debatues në RTK

dritoni

Driton Sejdiu, karikaturë nga Mustafë Statovci

Fjalëkryqi i parë i botuar në BUJKU, më 13.3.1992

Së bashku me Xhevat Ruhanin, mësuesin e enigmatikës

Tetor 1998: Terreni i parë si reporter lufte në Turiçec të Drenicës

Prekaz, 6 mars 1999: Në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit Legjendar të UÇK-së

almanak_shqip

Tre librat e botuara

Faqja e internetit www.fjalekryqi.com, editor i së cilës është Driton Sejdiu

Njëra nga intervistat e para të bnotuara në SHPRESA (Edona Llalloshi)

Me kolegun dhe shokun Ilir Morina

Gjatë realizimit të TELEKUIZIT në RTK

Gjatë punës

Në fillimet e SH.E. "Sfinksi"

Së bashku me Mentor Mripën në "RADIOENIGMA" të Radio Kosovës

Njëri nga fjalëkryqet e para të botuara

"Anagrame me bisht" të botuara në rubrikën e humorit në BUJKU

 

 

Driton Sejdiu u lind në Prishtinë, më 7 korrik 1975. Shkollën Fillore dhe Gjimnazin i kreu në Prishtinë, kurse diplomoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Me enigmatikë filloi të merret në vitin 1991, ndërsa debutoi me fjalëkryqin e parë në të përditshmen e vetme të asaj kohe “Bujku”, më 13 mars 1992.

Gjatë vitit 1993, në kohën kur në këtë të përditshme, fjalëkryqin e drejtonte Xhevat Ruhani, Sejdiu botoi një numër të madh të fjalëkryqeve.

Viti 1994 ishte i bujshëm për enigmatikën shqiptare. Në këtë vit, në muajin maj, u themelua Shoqata e Enigmatëve të Prishtinës “Hasan Mustafa” (më pas “Sfinksi”), në të cilën u zgjodh sekretar i saj.

Në qershorin e vitit 1994, në Garat e Enigmatëve të Kosovës, zuri vendin e parë në garat për sajimin e enigmave.

Gjatë kësaj kohe, filloi edhe botimi i Revistës “Stili”, në të cilën dha kontribut të çmueshëm.

Një vit më pas, në Garat e Enigmatëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Gjakovë, në kategorinë e grupeve, se bashku me Riza Bërbatovcin dhe Arlind Boshnjakun, zunë vendin e parë. Gjatë vitit 1995 ishte kryetar i Degës IV të FR të LDK-së.

Në vitin 1995 - 1996 ishte zëvendëskryeredaktor në Revistën për Estradë Muzikë dhe Film “Okarina”.

Një pjesë të kësaj kohe bashkëpunoi me rubrikën e kulturës dhe atë të humorit në “Bujku”.

Në vitet 1998 “ 1999 punoi si gazetar lufte në të përditshmen “Kosova Sot”, ku shkroi reportazhe, komente e intervista, të cilat u përkthyen nga agjenci ndërkombëtare prestigjioze si Reuters.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ai paralelisht sajonte edhe fjalëkryqin në këtë të përditshme.

Me përfundimin e luftës në Kosovë, në “Kosova Sot” përveç sajimit të fjalëkryqit, kreu edhe detyrën e redaktorit të kulturës.

Me fillimin e punës së Radios “Kosova e Lirë” në Prishtinë, mbante programin e natës. Më pas, në vitin 2000, punoi edhe si gazetar në Radion “Rilindja”.

Në vitin 2001 botoi librin e tij të parë “Kush ishte Zahir Pajaziti”“, botim i UÇK-së, ZOLL.

Gjatë verës së vitit 2001 angazhimi i tij përqendrohet në RTK, me kuizin e parë të diturisë në nivel vendi “Diteka”.

Në vitin 2003 fillon edhe me sajimin e një kuizi tjetër në RTK, i karakterit ditor “Telekuizi”. Në këto dy emisione, boton lloje të ndryshme enigmash.

Në vitin 2004 boton profilin enciklopedik “Almanak”, i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe.

Gjatë viteve 2004 - 2005 ishte anëtar i Kryesisë së PD-së, ndërkaq 2005 - 2006 edhe Sekretar i Përgjithshëm i saj.

Më pas angazhohet edhe në detyra të tjera në RTK, përmes sajimit të dokumentarëve televizivë, dhë më vonë edhe programet arsimore dhe kulturore. Në vitin 2005 - 2006 bëhet producent në programin arsimor të RTK-së. Aktualisht kryen detyrën e autorit të “Telekuizit” në RTK.

Në vitin 2006 angazhohet në sajimin e fjalëkryqeve në të përditshmen “Infopress” dhe më vonë nxjerr revistën “Enigma Kosovare”.

Që nga fundi i vitit 2006 deri më 2008 ishte redaktor i shtojcës së të përditshmes “Lajm”, “Lajm Enigmatika”, ndërsa aktualisht është autor i fjalëkryqeve në këtë gazetë.

Në fillim të vitit 2007, boton librin “Enciklopedi e ilustruar botërore dhe shqiptare”, libër ky që u rendit në listën e librave më të kërkuar, dhe sipas një sondazhi të gazetës “Kosova Sot”, ky libër bëhet për herë të parë libri më i shitur në Kosovë nga një autor shqiptar. 

Në majin e vitit 2008, në Radio Kosova filloi bashkëpunimin me Mentor Mripën në emisionin e enigmatikës "Radio Enigma".

Driton Sejdiu deri tash punoi dhe bashkëpunoi edhe me shumë medie të tjera të vendit dhe botoi më shumë se 7000 lloje të ndryshme enigmash.

Driton Sejdiu gjatë zgjedhjeve të vitit 2007 ishte anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ.

Driton Sejdiu jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Driton Sejdiu është editor i portalit www.fjalekryqi.com si dhe Sekretar i Bordit të Federatës së Enigmatëve të Kosovës.