
TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|

|
BIOGRAFIA E SHKURTËR E
GAZMEND MORINËS
Gazmend Morina u lind në fshatin Akrashticë, komuna e Vushtrrisë më 27.01.1985. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Mitrovicë në shkollën e mesme Teknike “Arkitekt Sinani”. Është Bachelor i drejtësisë. Interesimin për enigmatikë, e në veçanti për fjalëkryqe e shfaqi qysh në fëmijëri. Fjalëkryqin e parë e botoi në gazetën e përditshme “Epoka e re” në shkurt të vitit 2005. Ndërkaq stafi redaktues i kësaj gazete, me të parë talentin e tij për enigmatikë, e në veçanti për sajimin e fjalëkryqeve, i ofrojnë mundësinë që të punojë si enigmat që nga muaji mars i vitit 2005, propozim të cilin e pranoi dhe punon pa ndërprerje që nga ajo kohë në “Epoka e re”. Më pas ka bashkëpunuar edhe gazetën e përditshme “Nacional” për rreth katër muaj, sa zgjati edhe botimi i saj. Ka botuar fjalëkryqe edhe në revistat “Paqja” dhe “Bota e re”. Gjatë punës së tij si enigmat kryesisht ka botuar fjalëkryqe, të cilat i konsideron si specialitet të tij. Pjesën dërrmuese të fjalëkryqeve i ka botuar me nofkën Beni, të cilën e mban që nga fëmijëria. Mendon së një enigmat i mirë duhet kryesisht të orientohet në një fushë të enigmatikës, e jo të eksperimenton me lloj-lloj enigmash, e që nganjëherë nuk dalin të kenë vlera të duhura profesionale.
|
|