GAZMORE
- Kandidati për kryetar komune i kishte fituar zgjedhjet, dhe kur shkoi në shtëpi i thotë gruas me krenari:
- Zemër, sonte do të flesh me kryetarin e komunës!
- A duhet të shkoj unë atje, apo vije ai këtu te ne?!
* * *
- Mami, kush më ka dhë inteligjencën? Ti apo babi?
- Babi sigurisht, sepse unë akoma e kam timen! - ia ktheu nëna.
***
- Çfarë duhet të bësh që të dalësh nga kazinoja me 1 milionë euro?
- Duhet të hysh me 5 milionë!
***
Në orën e aritmetikës, mësuesja shpjegon thyesat. Dhe, pastaj, ajo pyet një nxënës nëse e ka kuptuar mësimin:
- Mamaja jote ka katër kokrra patate për drekë. Ju jeni pesë veta në tavolinë. Si do të veprojë ajo që t'i ndajë në pjesë të barabarta?
- Do të bëjë pure mësuese! - u përgjigj nxënësi.
***
Po bisedonin luani dhe kau:
- Si ka mundësi që ti je mbreti i kafshëve dhe i frikësohesh gruas? - pyeti kau.
- Gruaja ime është luaneshë dhe jo si e jotja lopë!
***
Një grua shkon te mjeku dhe thotë:
- Doktor, kam filluar ta humb kujtesën. Çfarë duhet të bëj?
- Së pari duhet të paguash, - ia kthen mjeku.
***
Gruaja i thotë burrit:
- I dashur, kemi dhjetë vjet që jemi martuar, dhe ti s'më ke blerë asnjëherë asgjë...
Burri që po zgjidhte një fjalëkryq gazete, ngre kokën dhe i thotë:
- Pse? Ke gjë pë të shitur ti?
***
Në maternitet një baba i ngazëllyer, duke mos ditur t'i përmbajë emocionet, ia tregon fëmijë n një infermierje:
- Shikoni sa më ngjan?
- Mos u shqetësoni, rëndësi ka shëndeti! - ia kthen infermierja!
***
Njëri hyri në një dyqan ku punonte një biondinë.
- Më falni dua t'i provoj ato pantallonat në vitrinë!
- Më vjen keq zotëri, pantallonat duhet t'i provoni në kabinë, - ia ktheu biondina.
* * *
- Cili është njeriu më i pafat në botë?
- Juri Gagarin, sepse pasi u rrotullua disa herë rreth botës, prapë u kthye në Rusi!
* * *
I fejuari i thotë së fejuarës:
- Sonte do të kënaqemi! Kam blerë tri bileta teatri...
- Po pse tri, ne jemi dy?
- Nga një për prindërit e tu dhe një për vëllain tënd!
www.fjalekryqi.com - Editor: Driton Sejdiu - E-mail: info@fjalekryqi.com - Tel: 044112-667 & 049112667, Prishtinë, Republika e Kosovë |
|