
TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|


|
BIOGRAFIA E SHKURTËR E
HILMI STATOVCIT
Hilmi Statovci u lind më 12.1.1948 në Prishtinë, ku edhe kryu shkollimin fillor edhe atë të mesëm. Shkollën teknike e mbaroi 1968, vit edhe kur u punësua në (KXEMK) tani KEK-u.
Gjatë shkollimit është marrë me shumë aktivitete, por aktiviteti kryesor ka qenë kënga edhe muzika. Në vitin 1963 ka qenë themelues i orkestrit të parë (beat) në Kosovë (tri kitara dhe tupanat), pranë shkolles teknike. Hilmi këndonte dhe ishte daullist.
Pas mbarimit të shërbimit ushtarak u themelua kuarteti me Riza Dolakun, Uka Brizanin dhe një tjetër. Po në atë kohë ka incizuar katër këngë në Radio Prishtina së bashku me Sabri Fejzullahun, me të cilin këndonin herë pas herë bashkë. Hilmi ka marrë pjesë edhe në turne deri në Australi. Tash jeton në Londër.
Me enigmatikë është marrë si entuziast që në rininë e hershme, sidomos si zgjidhës i enigmave që dikur botoheshin në “Kuizin” e Zagrebit edhe disa revista tjera të ish-Jugosllavisë. Në këtë kohë në gjuhën shqipe botohej vetëm fjalëkryqi i“Rilindjes” me autor
Rashit Krasniqin. Shumë hera është biseduar më shokë për themelimin e ndonjë klubi të enigmadashësve, por nuk ishte arritur të bëhej asgjë.
Tani ketu në Londër, pasi nuk ka mundur ta mësojë anglishten, merret me zgjidhjen e sudokuve (enigmë me numra), dhe ka filluar bashkëpunim me www.fjalekryqi.com dhe “Radio Enigma”. Hilmi është sajues anagramesh. Sidomos është i veçantë në sajimin e anagrameve që kanë aktualitet.
|
|
|