Alaska, shteti më i madh federal i SHBA-së, i është bashkangjitur SHBA-së në vitin 1867. Ajo ka hapësirën prej 1,518,800 km².


Negociatat për përkatësinë e Alaskës u zhvilluan në mes Perandorisë së Rusisë dhe SHBA-së, dhe marrëveshja u arrit në orën 4 të mëngjesit të datës 30 mars 1867.
Marrëveshja ishte e këtij lloji: SHBA i pagoi Rusisë 7,200,000 dollarë, përkatësisht 5 centë për hektar.

 

Qyteti Lvov në Ukrainë tashmë e ka fjalëkryqin më "të madh". Fjalëkryqi gjendet në një anë të tërë të një ndërtese, dhe ka gjatësi prej 30 metrash. Gjatë ditës nuk duket asgjë nga zgjidhja, ndërkaq sapo të perëndojë Diellit, dritat fluroscente japin zgjidhjen e këtij fjalëkryqi gjigant. Mirëpo, turistët të cilët nuk e dijnë alfabetin cirilik, vështirë se mund ta kuptojnë ndonjë fjalë të këtij fjalëkryqi!

Klikoni për foto të tjera:

1, 2, 3!

Burj Dubai nuk është më e lartë se 818 metra, por tashmë ka marrë epitetin e ndërtesës më të madhe në rruzullin tokësor!

Në terminologjinë e ndërtimtarisë ajo quhet "super e lartë", sepse ajo është më e lartë, sesa numri dy në listën e ndërtesave më të larta në botë, për afro 200 metra.

Burj Dubai gjendet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ka 160 kate. Ndërtimi ka filluar më 21 shtator 2004 dhe pritet që të kompletohet në shtator të vitit 2009.

 

KUPTIMET E EMRAVE TË SHTETEVEri i Austrisë në gjermanishten e vjetër "ôstarrîhhi", do të thotë "Perandoria e Lindjes".

* Emri i Bahameve në arabishte do të thotë "dy detet".

* Emri i shtetit të Komorosit rrjedh nga arabishtja që do të thotë "ishulli i hënës".

* Emri Angli rrjedh nga anglishtja e vjetër "Englaland" që po të përkthehej në shqip do të kishte kuprimin "vendi i engjëjve".

* Emri i Gjibraltarit rrjedh nga arabishtja dhe ka kuptimin "Mali i Tarikut".

* Në gjuhën e vendësve, Guatemala do të thotë "vendi i shumë bredhave".

* Hondurasin e emëroi kështu Kristofor Kolombo, që në spanjishte d.m.th. "thellësitë".

* Emri Iran do të thotë "vendi i arianëve".

* Xhamajka në indishte ka kuptimin "vendi i drunjve dhe ujit".

* Emri i Kirgisizë në gjuhën vendëse do të përkthehej "vendi i dyzet fiseve".

* Emri i Lihtenshtajnit në gjermanishten e vjetër do të kishte kuptimin "guri që shkëlqen".

* Emri Luksemburg rrjedh nga dy fjalë të dy gjuhëve të ndryshme, që po të përktheheshin do të tingëllonte si "kështjella e vogël".

* Grekët e vjetër Maltën e quanin "Melita" që d.m.th. "mjaltë".

* Në gjuhën e vendësve të lashtë, Norvegji do të thoshte "rruga veriore".

* Sri Lanka në sanskritishte kishte kuptimin "ishulli madhështor".

* Sudan në arabishte ka kuptimin "vendi i zezakëve".

* Emri i Turqisë ka kuptimin në gjuhën vendëse "fort".

 

* * * * * * * *

 

- Çdo vit rrugëve të botës u shtohen rreth 50 milionë automjete. Prodhimi i makinave është industria më e madhe fabrikore në botë.

- Në vitin 1947, në Indi kishte rreth 200.000 mjete të motorizuara. Në vitin 1997, India kishte regjistruar më shumë se 36.300.000 mjete të tilla.

- Devetë janë dy llojesh:
* Me një gungë, që jetojnë në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore.
* Me dy gunga, që quhen baktriane, dhe të cilat jetojnë në Mongoli dhe në Turkmenistanin Kinez.


Devetë quhen ndryshe edhe "anijet e shkretëtirave" për shkak të rrugëve të gjata që bëjnë dhe jo për shkak të kapacitetit që bartin.

- Miniera e Rendit Lindor, e cila gjendet në Boksburg të Afrikës së Jugut, është miniera mëe thellë në botë - 3.585 metra. Kjo minierë ari ka 2.740 punëtorë.

- Japonia ka rreth 200 vullkane dhe është "shtëpia" e rreth 10 % të vullkaneve aktive të të gjithë globit.

- Ashti më i vogël në trupin e njeriut është një që gjendet në veshin e mesëm. Gjatësia e tij mesatare është 28 mm.

- Zërin (britmën) më të lartë nga të gjitha krijest e gjalla e ka Balena e Kaltër, 188 decibelë. Zëri i saj mund të dëgjohet deri 853 km.

- Nuk është e mundshme që njeriu të teshtijë pa i mbyllur sytë!

- Sytë e njeriut janë të të njëjtës madhësi që nga lindja, por hunda dhe veshët asnjëherë nuk reshin së rrituri!

- Macja në secilin vesh ka nga 32 muskuj!

- 15 milionë qeliza gjaku prodhohen dhe shkatërrohen në trupin e njeriut gjatë 1 sekonde.

- Në krahasim me trupin, kafsha që ka trurin më të madh është milingona.

- Peshkaqenët janë imunë ndaj kancerit.

Gara "Iditarod" është garë me qenë që tradicionalisht organizohet në Alaska që nga viti 1973. Garohet me saja të cilat i tërheqin nga 16 qenë. Gara është e gjatë 1.868 km (prej vendit Uillou deri në Nom). Aktualisht, rekordin e mban Martin Buzeri (2002), i cili këtë garë e kaloi për 8 ditë, 22 orë, 46 minuta e 2 sekonda. Qenët janë të viseve veriore, të cilët duhet t'u qëndrojnë temperaturave të ulta deri në -75 °C.
Badmintoni, pas peshkimit dhe futbollit, është sporti me më së shumti pjesëtarë. Një formë e badmintonit është luajtu edhe në Greqinë e lashtë dhe në Egjipt, por ky i sotmi ka ardhur nga India përmes anglezëve. Në vitin 1992 u bë sport olimpik. "Fluturakja" (rekuiziti si top), mund të arrijë shpejtësinë deri 302 km/h, rekord i cili u arrit më 1979.

Më 28 nëntor nuk e ka përvjetorin e pavarësisë vetëm Shqipëria, por edhe Mauritania - 1960, Timori Lindor -1975, Panamaja - 1821 (por ajo u ripushtua nga Kolumbia më vonë).

Përveç fjalës ishull, gjuha shqipe ka edhe tri sinonime të tjera për të: UJDHESË, ANËSUJË DHE NISI!

Kartoni i kuq, i cili përjashton një lojtar nga loja dhe dhe kartoni i verdhë, i cili e ndëshkon atë, janë përdorur për herë të parë nga FIFA në vitin 1970, në Kampionatin Botëror të Futbollit, i cili u mbajt në Meksikë!

 

 

 

 

 

 

Acidi gërryes në stomak

A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë grryese e njëjtë me atë që përdoret për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të grryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet e i dëmshëm por vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.

Pozicioni i trupit ndikon në memorien tuaj

Nuk kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjugjë. Memoria mishërohet edhe nga pozicioni.  Disa studiues argumentojnë se disa gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulet në të njëjtin pozicion që ka qenë dikur gjatë ngjarjes.

Shumica e ushqimit shkon për trurin

Megjithëse truri përbën vetëm 2% të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai kërkon 20% të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.

Mijra vezë të papërdorurua

Kur një grua kalon 40 vjeç, cikli menstrual i cili kontrollon nivelin e hormoneve ndalon. Kjo shkakton ndryshim të gjendjes emocionale. Po ashtu edhe prodhimi i vezës fillon të bjerë. Kështu një vajzë adoleshente ka rreth 34 mijë vezë në zhvillim. Rreth 350 prej këtyre vezëve maturohen gjatë jetës së saj (në masën një në muaj). Ndërkohë pjesa tjetër e vezëve të ngelura prishen. Nëse në horizont nuk duket ndonjë shtatëzani, truri mund të ndalojë maturimin e një veze.

Pubertiteti, ja pse është kaq i pakëndshëm

Pubertiteti ndryshon strukturën e trurit. Ne e dimë se hormonet që ndodhen në trup janë të nevojshme për të stimuluar rritjen dhe të përgatisin trupin për riprodhim. Por pse adoleshenca është kaq e pakëndshme për të gjithë? Kjo pasi hormone si testosteroni influencojnë në zhvillimin e neuroneve në tru dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit shkaktojnë ndryshime të sjellje.


Lëkura ka katër ngjyra

Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit ështe e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

Pikaso

A e dini se emri i plotë i Pikasos është ky: Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso.

Pikaso më shpejt ka ditur të vizatojë sesa të ecën, dhe fjala e parë që ka thënë si fëmijë ka qenë fjala "laps" (në gjuhën e tij amtare - spanjishte).

Bukuria e matematikës

1 x 8 + 1 = 9
12 x 8 + 2 = 98
123 x 8 + 3 = 987
1234 x 8 + 4 = 9876
12345 x 8 + 5 = 98765
123456 x 8 + 6 = 987654
1234567 x 8 + 7 = 9876543
12345678 x 8 + 8 = 98765432
123456789 x 8 + 9 = 987654321

1 x 9 + 2 = 11
12 x 9 + 3 = 111
123 x 9 + 4 = 1111
1234 x 9 + 5 = 11111
12345 x 9 + 6 = 111111
123456 x 9 + 7 = 1111111
1234567 x 9 + 8 = 11111111
12345678 x 9 + 9 = 111111111
123456789 x 9 +10= 1111111111

9 x 9 + 7 = 88
98 x 9 + 6 = 888
987 x 9 + 5 = 8888
9876 x 9 + 4 = 88888
98765 x 9 + 3 = 888888
987654 x 9 + 2 = 8888888
9876543 x 9 + 1 = 88888888
98765432 x 9 + 0 = 888888888

1 x 1 = 1
11 x 11 = 121
111 x 111 = 12321
1111 x 1111 = 1234321
11111 x 11111 = 123454321
111111 x 111111 = 12345654321
1111111 x 1111111 = 1234567654321
11111111 x 11111111 = 123456787654321
111111111 x 111111111 = 12345678987654321

Njeriu që ha metale

Mishel Lotito (aka Monsieur Mangetout) nga Grenobli i Francës ushqehet me metale dhe qelq që nga vitit 1959. Gastroenterologu e ka përshkruar recetën e tij se ai duhet të hajë 900 gramë metale në ditë si terapi të veçantë. Mangetout – nofka e Mishelit – nëse e përkthejmë figurativisht i bie “ai që ka gjithçka”. Mishel thotë se po të hante banane dhe vezë do ta sëmurënin atë.

Sot në botë fliten rreth 2.700 gjuhë dhe rreth 7.000 dialekte te ndryshme. Vetëm në indonezi, fliten 365 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 1.000 gjuhë fliten vetëm në kontinentin e Afrikës. Gjuha më e vështirë pë t'u mësuar që të flitet është gjuha baske, e cila flitet në disa pjesë të Spanjës dhe të Francës. Baskishtja nuk ka lidhje me asnjë gjuhë në botë. Mandarinishtja (kinezishtja) është gjuha që flitet më së shumti në botë, kurse pas saj pason anglishtja. Por, si gjuhë amtare, spanjishtja është gjuha më e folur në rruzullin tokësor.

Zbulimet e Da Vinçit

Leonardo Da Vinçi (1452 - 1519) ka përpiluar skemën e një nëndetësje, kurse Uiliem Burni, matematikan britanik, vizatoi planin për nëndetëse në vitin 1578. Por, vetëm më 1620, Kornelius Van Drebeli, shpikës holandez, ia doli që ta ndërtojë nëndetësen e parë.