
TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.


Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|

 |
PËR SA DITË HARXHOHET KAFEJA?
Burri për 21 ditë pi 1 kilogram kafe. Nëse i "ndihmon" gruaja, kjo sasi harxhohet për 14 ditë.
Për sa ditë do ta pinte vetëm gruaja 1 kilogram kafe? |
 |
SA ËSHTË ORA?
]
RËNDË
Sa është ora tani, nëse pjesa e ditës (deri tani) është 2 orë më e madhe sesa pjesa e mbetur e ditës?

|
 |
CILA ËSHTË SFERA MË E RËNDËE RËNDË
Janë dhënë nëntë sfera dhe peshorja. Njëra nga sferat është më e rëndë.
Si e gjejmë cila është ajo vetëm me dy matje?
Autor: Hilmi Statovci, Londër |
 |
RRUGA PA U KRYEQËZUAR
Secili nga pesë njerëzit (A-E), duhet të shkojë në shtëpinë përkatëse (me ngjyrat përkatëse).
Problemi është aty se, ju duhet të gjeni rrugën e tyre deri tek shtëpitë, pa u ndeshur ata mes vete, si dhe pa kryqëzuar asnjërri në rrugën e asnjërit. Njerëzit mund të ecin (nëpër katrorë), horizontalisht dhe vertikalisht, por jo në diagonale.
Vërejtje: Klikoni mbi fotografi përt ta parë zgjidhjen! |
SA DETYRA KISHTE VAJZA?

Kur u kthye vajza në shtëpi, filloi të ankohej se mësuesja u kishte dhënë shumë detyra matematike për pushime e dimrit.
"Nëse numrin e përgjithshëm të detyrave e pjesëtoj 7 herë, dhe numrit të fituar ia heq 7, më mbesin edhe 7 detyra për t'i zgjidhur".
Sa detyra do të zgjidhë vajza gjatë pushimeve dimërore? |
 |
SA PËRQAFIME E SHTRËNGIME DUARSH?
Amara dhe Drini ftuan disa mysafirë në darkë. Disa shkuan me bashkëshort/-e dhe disa vetëm. Secili mysafir u përshëndte me dy nikoqirët dhe me secilin mysafir tjetër. Kur dy meshkuj përshëndeteshin mes vete, ata vetëm shtrëngonin duart. Kurse, kur dy gra përshëndeteshin, ato përqafoheshin. Gjithashtu, përshëndetjen duke u përqfuar e bënin edhe meshkujt me femra. Është e ditur se në tërësi, ishin 6 shtrëngime duarsh dhe 12 përqafime. A e dini se sa mysafirë shkuan gjithsej për darkë; sa prej tyre ishin çifte, dhe sa të vetëm? Natyrisht, kur çifti shkoi në darkë së bashku, ata nuk e përshëndtnin njëri-tjetrin.

|
PROBLEM LOGJIK JAPONEZ
Kunjat me rrumbullakun e kuqë sipër, shërbejnë për të nisur lundrën!
- Lundra bart vetëm dy njerëz; babai nuk mund të mbetet në njërën anë të lumit me vajzat, pa nënën; nëna nuk mund të mbetet në njërën anë të lumit me djemtë, pa babain; krimineli nuk mund të mbetet me asnjë anëtarë të familjes pa rojtarin; dhe vetëm babai, nëna dhe rojtari mund ta drejtojnë lundrën. |

Klikoni mbi foto për t'a zgjidhur enigmën! |
 |
SA CM KA BËRË KRIMBI?
Krimbi i librave e gjen veten në faqen 1 të vëllimit 1. Ai vazhdon të hajë librat deri në faqen e fundit të vëllimit 5 siç janë renditur. Nëse secili libër është 6 centimetra i trashë, duke përfshirë këtu edhe kopertinën e parë dhe të fundit (që secila nga to ka nga gjysmë centimetri), atëherë cila është largësia që ka bërë krimbi i librave?

|
SIPAS NGJYRAVE
Ky "alpinist katrorësh" duhet të ngjiten në "majë". Siç po e shihni, katrorët kanë katër ngjyra: të kaltrën, të verdhën, të kuqen dhe të blertën.
Si ka mundësi të ngjitet të ngjitet në majë duke kaluar secilën ngjyrë dhe duke përsëritur veprimin? P.sh.: njëherë e kaltra, e verdha, e kuqja dhe e blerta, dhe pastaj prapë njëherë e kaltra, e verdha, e kuqja dhe e blerta!

|

|
MOLLËT E PAKETUARA
Në një dyqan ka 90 kilogramë mollë. Mirëpo, ato janë të paketuara në dy mënyra: në 3-kilogramëshe dhe 5-kilogramëshe.
- Nga sa pako të secilit lloj (3 kg dhe 5 kg) ka aty?

|

|
SA GURË JANË?
Prerësi i gurëve dhe macja e tij po provojnë t'i numërojnë gurët në formë kubesh të vënë në këtë "monument".
- A mundeni ju që ta dini sesa kësi lloj gurësh janë vënë në këtë strukturë? Mos u ngutni, sepse ka edhe vende të zbrazëta!
Klikoni mbi foto që ta shihni më mirë!

|
 |
 |
SA LIBRA LEXUAN?
Drini, Larti dhe Blondi i kanë lexuar 600 libra. Drini ka lexuar dy herë më shumë sesa Larti, e Blondi i ka lexuar 18 libra më shumë sesa Drini e Larti.
- Atëherë, sa libra ka lexuar secili prej tyre?

|
 |
BËJINI 4 LITRA UJË!
Janë dhënë dy enë uji. Njëra është 3-litërshe dhe tjetra 5-litërshe (siç po i shihni ne foto). Si të maten saktësisht 4 litra ujë me ndihmën e vetëm këtyre enëve?
Ndihma! Janë dy metoda të shpejta (me më pak "lëvizje": njëra 7 lëvizje, e tjetra 8.

|
SA KUSHTOJNË?
Shishja kushton 1 euro më shumë se gota. Së bashku ato bëjnë 1.10 euro.
- Atëherë, sa kushton shishja dhe sa gota.

|
 |
 |
ÇKA MUNGON?
Shikoni me vëmendje figurat, dhe gjejeni cila do të duhej të ishte figura e gjashtë me radhë?

|
ÇKA JANË MES VETE?
Janë atë e bir në një anë dhe nënë e bijë në anën tjetër. Këta martohen mes vete, por plaku merr për grua vajzën e re, kurse djali i ri merr për grua nënën e saj. Të dy çifteve u lind nga një djalë.
- Çka janë fëmijët e porsalindur në mes vete, si nga ana e të etërve të tyre, poashtu edhe nga ana e nënave?
Nga Hilmi Statovci, Londër

|
 |
Kur babai i kishte 31 vjet, i biri i kishte 8 vjet. Kurse, tani babai është dy herë më i vjetër se i biri. Sa vjet ka tani i biri?

|
Në pyetjen "sa vëllezër ke?", motra përgjigjet: "Kam dy herë më shumë vëllezër sesa motra". Kurse, vëllai i saj përgjigjen e jep kështu: "Kam sa motra, aq edhe vëllezër".
- Atëherë, sa motra e sa vëllezër janë këta?

|
Dy punëtorë e mihin një kanal të gjatë prej 4 metrave për 3 orë. Për sa kohë do ta mihnin 120 punëtorë kanalin me gjerësi dhe thellësi të njëjtë, por të gjatë prej 8 metrave?
|






|
Në arkë ka 24 kg mollë. Si të maten 9 kg me anë të peshores pa masa?
---------------------
Me dy lëvizje të fijeve të shkrepses, lëreni qershinë jashtë "gotës"! Klikoni në foto për të luajtur online!
---------------------
Me tri lëvizje të fijeve të shkrepses, bëjeni peshkun që të notojë në kahjen e kundërt! Klikoni në foto për të luajtur online!
---------------------
Vetë me lëvizjen e dy fijeve të shkrepses, bëjeni saktësisht orën 4:30 minuta. Klikoni në foto për të luajtur online!
---------------------
Nëna dhe vajza kanë së bashku 45 vjet. Kur lindi vajza, nëna kishte 25 vjet. Nga sa vjet ikanë tani ato? (GJEJENI VETË ZGJIDHJEN!!!)
---------------------
Tre shokë që gjendeshin në kafeteri e thërrasin kamerierin dhe e pyesin se sa kushtonin pijet që ata kishin konsumuar aty. Kamerieri iu thotë se shuma është 15 euro. Secili nga ta i dha nga 5 euro. Kur kamerieri i dorëzon të hollat tek pronari, pronari i thotë kamerierit që tua kthejë 5 euro tre djemëve meqë ishin klientë të rregullt. Mirëpo, kamerieri ishte përtac dhe jo shumë i mirë në matematikë, kështu që 2 euro ndali për vete dhe secilit prej tre klientëve ua ktheu nga 1 euro. Kështu që tre djemve pagesa u kushtoi 12 euro gjithsej. Nëse i shtojmë këtu edhe 2 euro që i mori kamerieri bëjnë 14 euro. Ku mbeti 1 euro.Klikoni në foto për ta parë zgjidhjen!
---------------------
Gjashtë vezë janë në shportë. Poashtu, gjashtë persona e kanë marrë nga një vezë. Si është e mundshme që, megjithatë, një vezë të ngelë në shportë? Klikoni në foto për ta parë zgjidhjen! |
-----------------------------------------------------
|