BIOGRAFIA E SHKURTËR E
NEVAHI REXHEPIT
Nevahi Rexhepi lindi ne fshatin Bresanë, komuna e Sharrit në vitin 1971. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren. Studioi në Fakultetin Elektroteknik të Prishtinës, në degën Sistemet Elektroenergjetike. Ani pse interesimi për i kishte filluar shumë herët, fjalëkryqin e parë e botoi në revistën enigmatike “ABC” në vitin 1997 të udhëhequr nga Gëzim Gjini në Gjakovë, me të cilën bashkëpunoi për një kohë të gjatë. Botime tjera të enigmave ka bërë në revistat enigmatike si “Fjalëkryqi” Gjakovë dhe revista enigmatike nga Gjilani, pastaj edhe në gazetën e përditshme “Koha Ditore”.
Bashkëpunëtor i rregullt i shtojcës “Lajm Enigmatika”. Karakteristikë punimve të Nevahi Rexhepit është synimi që të sjellë sa më shumë lloje të të reja punimesh në enigmatikë. Enigmatikën e ka hobi, ndërkaq që profesion ka përkthimin nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas.
Nevahi Rexhepi është anëtar Bordit të Federatës së Enigmatëve të Kosovës si dhe arkëtar i tij.