|

TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|
NGA ARKIVI YNE
(Shkrime te shkruara nga Xhevat Ruhani)

Në rubriken “Opinione”, po editojmë shkrimet e Xhevat Ruhanit, të botuara njëra më 6 tetor 1982 në të përditshmen e atëhershme Rilindja dhe shkrimin tjetër (por që lidhet me periudhën kur është botuar shkrimi i sipërm në Rilindja) në revistën për enigmatikë dhe enigmologji Stili nr. 20.
Po i editojmë këto dy shkrime ngase edhe sot e kësaj dite disa nga kritikat e bëra qysh atëherë, janë aktuale edhe sot.
Përderisa enigmatika e shume vendeve vendeve të botës, i kanë përcaktuar qysh moti kriteret e punës së tyre, ne ende kemi laramani e qe besa edhe lajthitje të ndryshme. Kjo, nga arsyeja se secili po punon më kokë të vetë dhe nuk përfillen sugjerimet e gjuhëtarëve tanë lidhur me përdorimin a mospërdorimin e asaj ose të kësaj fjale. Meqë kjo temë është shumë e gjerë këtu po e preku vetëm çështjen e përdorimit të foljeve nëpër fjalëkryqe dhe në gjëza të tjera. Përfundimisht duhet kuptuar se nuk mund të përdoren foljet kujt si i teket. Në gjuhët tjera kjo çështje është zgjidhur: mund të përdoren foljet vetëm në vetën e pare njëjës, në kohën e tashme të mënyrës dëftore dhe ato folje që janë karakteristike e gjuhës sonë, të cilat shënojnë dukuri të ndryshme natyrore e shoqërore. Këto zakonisht janë folje në vetën e tretë dhe në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, janë të shënuara veçan si vet. veta III. Pra, vetëm këto folje mund të përdoren krahas atyre që thamë më sipër.
Le të shërbej kjo si nismë për të zhvilluar debat konstruktiv, në mënyrë që t'ua lehtësojmë punën Bordit të FEK-ut që të marrë vendime përfundimtare për këto çështje dhe çështje të tjera me interes për punën tone.
Duke shpresuar se hapja e këtij debate, do të ketë jehonë positive, ne u falënderohemi për mirëkuptim.
KUR MUNDON KRITIKA – ZHVLERËSOHET PUNA E MIRËFILLTË
Në këtë faqe të paraparë për teori të enigmatikës, kësaj radhe po japim letrën që enigmati i njohur Xhevat Ruhani ia pat i dërguar së përditshmes sonë Rilindja dhe e e cila u botua më 6 tetor 1982. Kjo letër kishte të bënte me fjalëkryqet që aso kohe botoheshin pa kurrfarë kriteresh dhe nga njerëz jokompetentë në lëmin e enigmatikës. Pas largimit nga puna të Rashid Krasniqit, për shkak se, gjatë kohës së demonstratave të vitit 1981 ai përmes fjalëkryqit dënoi dhe demaskoi aksionet brutale të komunistëve serbo-sllavë e shqiptarë, të drejtën për të botuar fjalëkryqe e patën marrë disa njerëz që s'kishin të bënin fare me fj alëkryqin.
Censurohej çdo fjalë që zgjonte asociacione lidhur me ato ngjarje historike të popullit tonë, i cili nuk i reshti kurrë përpjekjet për t'u çliruar nga thundra serbo-sllave. Se me të vërtet bëhej censurë e madhe, kjo mund të dëshmohet më së miri me shumë raste që më ndodhën edhe mua. Në një fjalëkryq të botuar në maj të atij viti në Rilindja pata futur brenda në fjalëkryq toponimin Drenova, ndërsa pyetjen për të e pata parashtruar: vendlindja e Asdrenit. Por nuk u botua kështu. Drenova doli se është një krahinë në Kosovë. Raste të tilla kishte mjaft, ndaj edhe për këtë arsye mua s'më botoheshin fjalëkryqet, sepse në to gjendeshin fjalë që nuk u shkonin për shtati pushtetarëve të atëhershëm dhe zbatuesve të verbër të tyre. Mu për këtë arsye pata vendosur t'i drejtohesha Redaksisë së Rilindjes që të ndërmerrte diçka në këtë drejtim, që falëkryqet së
paku të dilnin
profesionalisht në rregull. Por, kjo letër nuk u bëri përshtypje prijësve të atëhershëm të kësaj gazete. Fjalëkryqet vazhduan edhe një kohë të gjatë të botoheshin nga një njeri e që nënshkruhej në versione të ndryshme. Një fjalë popullore thotë "Kush është nën dardhë - ha dardha". Këtë e shfrytëzoi më së miri një punonjës shumëvjeçar, i cili ka merita të jashtëzakonshme në një lëmë tjetër, por që me enigmatikë nuk kishte të bënte fare.
Një gjë e tillë po vazhdon edhe sot në disa mjedise të tjera. Enigmatika është bërë biznes. Sot pothuaj në çdo lëmë po botohen vepra pa kritere artistike e shkencore. Kjo frymë e ka kapluar edhe enigmatikën. Te ne sot, në të gjitha trevat shqiptare, botohen mbi 30 revista. Por një pjesë e mirë e tyre nuk u përmbahen kritereve profesionale, në veçanti normave drejtshkrimore e leksikografike të gjuhës sonë. Kjo ndodh, sepse te ne nuk ka kritikë. Për këtë arsye zhvlerësohet puna e shumë enigmatëve tanë të vyer.
ÇFARË FJALËKRYQI NA SJELL "RILINDJA"?
Kohëve të fundit, në të përditshmen `"Rilindja" lexuesi ndesh fjalëkryqe të atilla që të nevrikosin gjatë zgjidhjes së tyre. Fjala është për përpiluesit e fjalëkryqeve të nënshkruara me inicialet (L.Sh.), (B.SH.), (B) dhe (L). Si duket këto fjalëkryqe po i përpilon një person i njëjtë, por i nënshkruar me katër nënshkrime. Kjo është e drejta e tij të nënshkruhet në këtë mënyrë, askush nuk ka të drejtë t'i përzihet në këtë punë të tij, mirëpo, ka të drejtë ta udhëzojë se si bëhet fjalëkryqi i rregullt dhe i larmishëm për nga përmbajtja, që fjalëkryqi të jetë didaktik, që njeriu të mund të mësojë díçka të re, e jo, që fjalëkryqi të jetë i parregullt dhe me një fond të varfër fjalësh. Bindjen time se këto fjalëkryge i përpilon i njëjti ? mbështes mu në këto dy fakte? përmendura. Sepse, pothuaj për çdo ditë, sa herë dalin falëkryqet e nënshkruara me këto iniciale, mund të gjejmë pyetjen e përhershme "Dy bashkëtingëllore dhe një zanore" e të ngjashme. Në fjalët me tri shkronja të përdorura në këtë mënyrë nuk mund t'i gjesh në asnjë fjalëkryq të botës, pos në rastet e shkurticave si bie fjala OKB, KNI; KBI, OPB etj. Mirëpo, edhe këtyre duhet shmangur së përdoruri. Kështu, më 31 gusht të këtij viti, bie fjala, në pyetjen e dytë nën 1 horizontalisht kemi "Kombet e Bashkuara dhe simboli i oksigjenit" (KBO). Mirë, këtë pyetje njeriu e gjen lehtë. Mirëpo, enigmadashësi merr t'i plotësojë edhe pyetjet e parashtruara nën vertikalisht, ai nevrikoset me të drejtë. Sepse nën 9 del se kryeqyteti i një shteti arab (fjala është për Amanin kryeqytet i Jordanisë) na qenka shteti i vogël arab Omani. Shumë lehtë ky fjalëkryq ka mundur të jetë i rregullt sikur përpilues i tij t'i kushtonte kujdes më të madh. Kështu, në vend të fjalës "KBO" ka mundur ta përdorë fjalën
"tra" me kuptim të një
druri-shtyllë që shërben për ta mbajtur çatinë e një ndërtese, direk. Pastaj kjo fjalë do t'i ndërronte edhe fjalët e përdorura nën 7, 8 dhe 9 vertikalisht. Kështu, në vend të fjalës të përdorur "Krema" do të vinte fjala greke "trema" që ka kuptime të shumta si bie fjala: shqetësim, frikë, drojë apo shenja diakritike (...) që përdoret në disa shkronja të alfabeteve të ndryshmë e edhe në gjuhën tonë. Pastaj, fjalën "beli" do ta zëvendësonte fjala "reli" me kuptimin: garë automobilistike dhe fjalën Omani do ta zëvendësonte fjala Amani. Ky gabim i bërë apo më mirë të themi thjesht kjo papërgjegjësi do t'i falej përpiluesit në fjalë sikur ai këtë të mos e përsëriste. Mirëpo, për çudi, ky gabim u përsërit të nesërmën, dmth. me 1 shtator të këtij viti. Kështu, nën 6 Horizontalisht pyetja e dytë kemi përsëri tri shkurtica: "art" me kuptim të të bukurit ose "Ast" - mbiemri i filozofit gjerman Fridrih ose "aut": shprehje në futboll, kur topi gjendet jashtë lojës anash, në mënyrë që fjalën e përsëritur nga një ditë më parë (sepse në zgjidhjen e fjalëkryqit të së martës, që del të mërkurën, mësuam se simboli i oksigjenit na qenka "A". Amani të zëvendësohet me fjalë prani (prezencë). Irani (shtet në Gjirin Persik), Orani (qytet dhe liman i njohur në Algjeri), urani (element kimik) etj. ose me fjalën Isani (emër mashkulli ose me fjalët luani (shtazë e egër apo emër mashkulli), Juani (njësia monetare kineze) etj.
Me këta dy shembuj po e përfundoj këtë letër duke u uruar shokëve L.SH. B.SH. (B), (L) punë më me përgjegjësi në përpilimin e fjalëkryqit, që lexuesit të plotësojnë fjalëkryqe cilësore dhe të larmishme për nga përmbajtja.
|
|