
TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME ENCIKLOPEDIKE
ÇMIMI "OSKAR"
Në Shtetet e Bashkuara, Çmimet e Akademisë ndahen ndahen çdo vit nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike. Këto jepen për shkëlqim në krijimtarinë filmike. Ceremonia e parë u mbajt në vitin 1929 për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927 dhe 1928. Çmimet e Akademisë njihen ndryshe edhe si “Oskar”.
Çdo pranverë dihen fituesit e rinj, të cilët bëhen publikë. Ritualin e ndarjes së çmimeve në vitin 1929, për një orë, e ka dhënë transmetimi në radio. Kurse, transmetimet televizive të kësaj ngjarje të madhe kanë filluar në vitin 1953.
Sa i përket statujës “Oskar”, e cila në fakt është shpërblimi i marrë, ende nuk dihet se nga i ka ardhur ky emër. Megjithatë, figura në formën e njeriut është shumë e vlefshme: përbëhet nga ari dhe bronzi; është e gjatë 34.3 centimetra dhe peshon 3.9 kilogramë. Është krijuar nga skulptori amerikan Xhorxh Stenlli.
Çmimet ndahen për kategori të ndryshme:
- Filmi më i mirë
- Regjisori më i mirë
- Aktorja në rolin më të mirë
- Aktori në rolin më të mirë
- Aktorja më e mirë në rolin dytësor
- Aktori më i mirë në rolin dytësor
- Skenari më i mirë
- Filmi më i mirë në gjuhë të huaj
- Kënga më e mirë e komponuar për film etj.
Ndahen edhe çmime për kategori të tjera si, realizimi më i mirë teknik; kinematografi më e mirë; për grimin, disenjin e kostumeve, zërin, efektet pamore; çmime nderi të karrierës etj.
|
 |
|

Materialet e rubrikës "Enciklopedi" janë marrë nga Almanaku "Enciklopedi e ilustruar botërore dhe shqiptare", i autorit Driton Sejdiu, të botuar nga "Buzuku". Në kuadër të kësaj rubrike ka materiale të shumta nga historia, gjeografia, Shqipëria dhe shqiptarët, filmi, shkencat, sporti, statistika të ndryshme (Top 10, sunduesit e botës, gjëra krahasuese etj.). Brenda pak kohësh do të gjeni edhe shënime biografike të personaliteteve të ndryshme, si dhe lidhje të tjera.
|