ÇKA ËSHTË PALINDROMI?
Palindromi është një lloj enigme, e cila lërohet qysh në kohën antike. Ç’është pra palindrome? Fjalë, numra, fjali a vargje, të cilat lexohen njëjtë si para, ashtu edhe prapa. Këtë lloj enigme e kanë lëruar edhe romakët. Janë të njohura disa fjali të bëra palindrome. Ky term buron nga greqishtja “palin dromo”
Shembuj të palindromeve në gjuhën shqipe janë fjaët: kapak, kazak, kanak, merrem, takat, tajat, talat, tallat, tamat, tapat, tarat, tasat, tavat dhe anilina, ara-mara, imitimi etj.
Janë të njohura disa palindrome në anglishte dhe në latinishte: “Lewd did I live & evil I did dwel.” Ndërsa në latinishte: “Roma tibi subito motibus ibit amor” dhe “Signa te, signa temere me tangis et angis.” Ose vargjet e William Camden-it:
Odo tenet mulum, madidam mappam tenet.
Tenet mappam madidam, mulum tenet odo.
Gjithashtu është interesant të përmendet se në Angli në shekullin 19 është zbuluar një lloj fjalëkryqi palindromik I sajuar në gjuhën latine, mendohet se ësjtë krijuar në qytetin e shkatërruar nga aktivizimi I vullkanit Etna në vitin 79 para Krishtit. Këtë fjalëkryq palindromik e kanë botuar enciklopeditë botërore si Britanica etj si dhe shumë të tjerë anekënd botës, ndër ta edhe disa kolegë tanë. Por unë qysh moti ndoshta një çerek shekulli më here e kam bërë një të tillë në gjuhën shqipe ai duket kështu:
Aleks, larok, erore, Korab dhe skela. I shtyrë nga një bisedë me kolegun tim të nderuar Xhelal Abrashin, unë iu rreka të bëjë edhe ca të tjerë, të cilët ju vizitorë të nderuar të web faqes sonë besoj se do të kënaqeni me këtë lloj enigme, e cila është shumë e paktë në numër jo vetëm te ne, por edhe në botë.