|

TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com. |
|
Nga historiku i enigmatikës shqiptare
Shkrimtarët tanë në një mënyrë ose mënyrën tjetër kontribuan në
zhvillimin e enigmatikës shqiptare
Rexhep V. Hasani, Mjeshtër i Enigmatikës
Enigmatika si formë specifike e krijimtarisë kulturore në kohë të fundit ka mbërri shkallë të lartë të përparimit, zhvillimit dhe të popullarizimit, pothuajse në të gjitha vendet e botës. Edhe pse ende nuk egzistojnë forma të institucionalizuara për popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikës, ajo ka qenë e pranishme që në kohërat e lashta. Në mungesë të shoqatave të enigmatëve dhe të revistave që posaçërisht merren me çështje teorike e praktike të enigmatikës, enigmatika në shqipet, edhe pse mjaftë e pasur nuk ka qenë e hulumtuar dhe studiuar si lëmi e veçantë e krijimtarisë ulturore.
Gjëegjëzat i krijoi populli dhe i përcolli brez pas brezi, të cilat tregoheshin nëpër ndeja, provohej mendjemprehtësia e individëve dhe shërbenin për argëtim. Këto gjëza të popullit dhe shumë të tjera që i krijuan shkrimtarët, sot i gjejmë nëpër libra leximi, lektyra shkollore, libërtha të veçanta, në revista dhe gazeta të përditshme. Enigmatika shqiptare, gjithashtu ka arritë një shkallë të lakmueshme të popullarizimit dhe të zhvillimit. Ky popullarizim i enigmatikës në shqipet në Kosovë, u arritë pikërisht duke i falënderuar Shoqatës së Enigmatëve "Ndre Mjeda" të Gjilanit, e cila në vitin 1981 bototi revistën e vetme shqipe të enigmatëve me emrin "Horizonti".
Letrarët, në shumicën e rasteve, përpiluan enigma në vargje veçanarisht gjëegjëza, akrostiqe, anagrame, palindrome, homonime etj.,kurse, një numër i vogël u mor me përpilimin e rebuseve, fjalëkryqeve dhe llojeve të tjera të enigmave
Në këtë artikull, më tepër do të ndalemi në praninë e enigmatikës në letërsi dhe anasjelltas si dhe në kontributin e shkrimtarëve dhënë enigmatikës.
Është e ditur se një numër i konsiferueshëm i shkrimtarëve krijimtarinë lëtrare e kanë filluar me përpilimin e llojeve të ndryshme të enigmave.
Është për t`u besuar (meqë s`kemi të dhënë) se shkrimtarët shqiptarë, disa syrësh, krijimtarinë e tyre letrare e filluan me përpilimin e gjëzave ose
llojeve tjera të enigmave.
Letrarët, në shumicën e rasteve, përpiluan enigma në vargje veçanarisht gjëegjëza, akrostiqe, anagrame, palindrome, homonime etj. Kurse, nje numër i vogël u mor me përpilimin e rebuseve, fjalëkryqeve dhe llojeve të tjera të enigmave. Gjer më sot, ende nuk kemi të dhënë se sa enigma letrare janë të botuara, pasi që një numër i konsiderueshëm i shkrimtarëve krijimet e tyre i kanë nënshkruar me pseudonime ose fare nuk i kanë nënshkruar ato. Me sa dihet, shkrimtarët tanë, qoftë ata të gjeneratës së vjetër apo ata të rinjë, prej krejt formave të njohura të enigmave përpiluan kryesisht gjëegjëza, akrostiqe dhe shumë rradhë ose hiq ndonjë formë tjetër. Këto krijime, enigma letrare, enigma të rimuara shkrimtarët i botonin në revista letrare ose në kuadër të veprave të tyre të përgjithshme. Për mosafirmimin e enigmave letrare fajtor kryesorë janë vetë letrarët. Mirëpo, në kohën e fundit gjithnjë e më tepër në revistat e enigmatëve po dalin në shesh një numër i konsiderueshëm i enigmatëve të afirmuar, të cilët po tregojnë se kanë talent dhe dell në poetizimin e enigmave të rimuara.
Enigmat (gjëegjëzat) u përhapën brez pas brezi krahas krijimtarisë gojore. Shkrimtarët tanë, të cilët përpiluan disa lloje të enigmave (akrostik,
gjëegjëza etj.) i botuan në revista letrare, si vepërza të posaçme me enigma të ndërlidhura, të komponuara me format e tjera letrare.
Enigma përpiluan - Ndre Mjeda, Faik Konica, Enver Gjerqeku, Bedri Rama, Edmond Daliu, Vedat Kokona, Beqir Musliu, Behlul Jashari, Musa Ramadani, Xhemail Halili etj.
Në këtë shkrim modest, që ka për qëllim t`i ndriçoj disa aspekte të zhvillimit të historikut të enigmatikës në gjuhën shqipe, do t`ju prezentojmë shkrimtarët tanë të cilët në një mënyrë ose mënyrën tjetër kontribuan në zhvillimin e enigmatikës dhe si i tillë zënë vend të merituar në mesin e enigmatëve të mirënjohur. Edhe pse shkrimtarët tanë përpiluan enigma, rrallë ndonjëri prej tyre i botoi ato në libra të posaçme.
Enigma përpiluan - Ndre Mjeda, Faik Konica, Enver Gjerqeku, Bedri Rama, Edmond Daliu, Vedat Kokona, Beqir Musliu, Behlul Jashari, Musa Ramadani, Xhemail Halili etj.
Libërtha të posaçme me enigma botuan Bedri Rama, i cili është autor i veprës, "Kush e gjen". Ky libërth u botua më 1973, dhe përmbanë 62 gjëegjëza, të cilat i kushtohen fenomeneve të ndryshme natyrore, botës bimore dhe shtazore, sendeve të ndryshme etj.
Enver Gjerqeku, më 1982, botoi librin "Sogjetar amshimi", përbëhet nga kurorat sonetike dhe akrostiqet. Ndërkaq, më 1976, Edmind Daliu, botoi
veprën "60 Pikëpyetje". Në fund, më 1985, "Rilindja" botoi vepërzën "Gu, gu, pici, gu", lektyrë shkollore. Kjo vepërzë përbëhej nga këngët lirike dhe
gjëegjëzat.
Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe gjuhëtërë yni, na la trashëgim nja shtatë gjëza, të cilat u botuan në kuadër të veprave të tija, në përgatitje të
Sabri Hamitit. Me përpilimin e këtyre gjëzave, Ndre Mjeda rradhitet ndër enigmatët e parë shqiptarë. Gjëzat e Mjedës ju kushtohen fenomeneve të
natyrës: rrufësë, erës, hënës, jehonës, sendeve, mjeteve të punës që i ndeshim në jetën e përditshme si kova, ora e murit, qiriu etj.
Se a përpiloi Mjeda edhe ndonjë lloj tjetër të enigmave mbetet të shohim.
|
|