TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com.

 

 

 

 

 

Të nderuar vizitorë, ju mund të na dërgoni materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me enigmatikën.

PUNIM I RRALLË

Klikoni mbi foto që ta shtypni fjalëkryqin!

Autor: Skender Tullumi

MASHTRIM OPTIK

Kush është? Ajnshtajni? Apo edhe ...dikush tjetër?

INTERNETI MË I PREFERUARI

 

 

Në një sondazh që përfundoi më 12.1.2009, vizitorët e fjalekryqi.com, vlerësuan se interneti është vendi më i përshtatshëm ku ata pëlqejnë t'i zgjidhin enigmat.

Nga 402 votues, 58 % preferojnë internetin, ndërsa vetëm 3 % radion.

 

 

Klikoni mbi fjalëkryq që ta shtypni atë.

Autor: Xhelal Abrashi!

Vërejtje: Në vend të pyetjeve janë dhënë anagramet e përgjigjeve!

REZULTATET E ANKETËS "FJALËKRYQI I CILëS GAZETË IU PËLQEN MË SHUMË?"

13.12.2008

Në anketën "FJALËKRYQI I CILëS GAZETË IU PËLQEN MË SHUMË?", votuan 189 vizitorë, prej të cilëve 35 % votuan për "Kosova Sot", 22 % për "Koha Ditore", 11 % për "Bota Sot", 12 % për "Epoka e Re", 9 % për "Lajm", 8 % për "Zëri" dhe 4 % për "Infopress".

 

Klikoni në foto për të dhëna të tjera!

MEGJITHATË, ANAGRAM!

Në anketën online të FJALEKRYQI.COM, se "Cila fjalë duhet të përdoret: ANAGRAM apo NDËRRIMOR?", u përgjigjën 217 vizitorë, prej të cilëve 144 ishin (66 %) për fjalën ANAGRAM dhe 73 për fjalën NDËRRIMOR (34 %).

FJALEKRYQI.COM NË LISTËN E WEB-FAQEVE BOTËRORE TË ENIGMATIKËS NË "AMERICAN CROSSWORD PUZZLE TOURNAMENT"

"THANK YOU Mr. SHORTZ, THANK YOU Mr. HELLER!"

Portali i vetëm shqip i enigmatikës, FJALEKRYQI.COM, që nga 5.12.2008 është në listën e faqeve më të njohura botërore të enigmatikës, të sajuar nga "AMERICAN CROSSWORD PUZZLE TOURNAMENT". Kjo faqe sajohet nga mjeshtri amerikan i fjalëkryqeve, z. Will Shortz (enigmat në "New York Times") dhe mjeshtri i web-it, z. Doug Heller.

Pas kontaktit që FJALEKRYQI.COM vuri me ta, z. Doug Heller, pas analizës që bëri, "me kënaqësinë më të madhe", siç u shpreh, vuri linkun në listën e web-faqeve më të njohura botërore.

Ja se si prezentohet: "fjalekryqi" Albanian online crosswords, albanian anagrams, albanian quizes, logic problems, Kosova Puzzle Federation, albanian enigmology and other puzzles!

Që ta shihni listën, klikoni në foton e dhënë!

PLOTËSORE ANAGRAMORE

Klikoni mbi foton e dhënë dhe zgjidheni kë lloj enigme, duke anagramuar dhe shtuar nga një shkronjë. Prandaj enigma quhet edhe "plotësore Anagramore +1"!

 

Autor: Xhelal Abrashi

GJËEGJËZË
Në fillim më bëjnë top,
pastaj më shtypin me një shkop,
e, pastaj si për çudi,

e shoh veten në tepsi!

Kuiz-Plotësore me numra është enigma që na e kanë sjellë enigmatët e nderuar Xhevat Ruhani dhe Mustafë Statovci. Secila pyetje ka 4 variante përgjigjesh, dhe secili variant i përgjigjes ka shkronjën e vet përkatëse. Pastaj, shkronja përkatëse rrethohet dhe në fund zbulohet enigma. Në ikonën më poshtë shkarkojeni dhe shtypeni!

KËRCIM KALI

Enigma ne fjalë luhet në parimin e lojës së shahut, përkatësisht të lëvizjes së kalit në shah. Ju filloni nga shkronja në mes, që ka prapavijë të kuqe, dhe vazhdoni në atë parim. Në fund do ta gjeni një aforizëm të Sami Frashërit.

Autor: Xh.RUHANI

KATRORI MAGJIK

Formoni katrorin magjik 3x3, ashtu që numrat 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14, 16 dhe 18 të radhiten asisoj që shuma të dalë 30!

Klikoni në ilustrim që ta shtypni katrorin magjik!

PROPOZIME PËR LOGON E FEDERATËS SË ENIGMATËVE TË KOSOVËS

1. LOGOJA E VJETËR

2. DISA PROPOZIME TË REJA 

3. DISA PROPOZIME TË REJA 

6. DISA PROPOZIME TË REJA 

4 & 5. DISA PROPOZIME TË REJA 

   

NAZIM LLESHI PËR VIZITË NË KOSOVË

29.8.2008

Enigmati i njohur Nazim Lleshi, këto ditë po qëndron në Kosovë. Që nga koha e luftës (1999) ai jeton në SHBA. Prof. Lleshi njihet edhe si njëri nga përkthyesit më të njohur të frëngjishtes. Brenda pak ditësh, www.fjalekryqi.com do ta editojë një intervistë të realizuar me prof. Lleshin.

ÇKA ËSHTË PALINDROMI?

Palindromi është një lloj enigme, e cila lërohet qysh në kohën antike. Ç’është pra palindrome?  Fjalë, numra, fjali a vargje, të cilat lexohen njëjtë si para, ashtu edhe prapa. Këtë lloj enigme e kanë lëruar edhe romakët.  Janë të njohura disa fjali të bëra palindrome. Ky term buron nga greqishtja “palin dromo”

Shembuj të palindromeve në gjuhën shqipe janë fjaët: kapak, kazak, kanak,  merrem, takat, tajat, talat, tallat, tamat, tapat, tarat, tasat, tavat dhe anilina, ara-mara, imitimi etj.... më shumë

FJALËKRYQI MË I MADH NË BOTË

18.8.2008

Fjalëkryqi më i madh në botë përmban 28.000 pyetje dhe ka 91.000 katrorë. Për t'u sajuar ka kërkuar muaj dhe vite. Ai e ka librin e pyetjeve prej 100 faqeve. Është i botuar asisoj që "vizatimi" mund të varet në mur për t'u zgjidhur. Ky fjalëkryq, aktualisht mbetet si më i madh në "Rekordet e Ginisit".

   
   
   
   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SI SUKET NJË ANAGRAMORE?

Autor: Xh.RUHANI