Skënder Tullumi, i lindur ne Gjakovë më 25.04.1955.
Me profesion është inxhinier i diplomuar i gjeodezise. Ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit, ku ka regjistruar dhe testuar magjistraturën, të cilën për shkak të luftës nuk ka mund ta vazhdojë.
Në aspektin profesional ka pasur shumë poste udhëheqëse:
- drejtor i Drejtorisë kadastrale në Gjakovë,
- zv. drejtori i Entit gjeodezik në Gjakovë,
- kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Gjakovës, Rahovecit dhe Deqanit,
- nënkryetar i bordit të Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës,
- udhëheqës i sektorit të kadastrit në Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës,
- ekspert kadastral në Agjencinë Kadastrale të Kosovës,
- ekspert kadastral në AKM-Zyra rajonale, Pejë.
Skënder Tullumi ka marrë pjesë në shumë seminare, konferenca dhe kongrese te gjeodetëve: SHBA, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Shqipëri. Në SHBA dhe Angli (Washington dhe Londër) ka paraqitur edhe punime shkencore.
Enigmatika:
Me enigmatikë ka filluar të merret shumë heret, rreth vitit 1969. Gjatë studimeve në Zagreb, nga viti 1973, rregullisht ka përcjellur enigmatikën kroate, që ka qenë në stad më të lartë të zhvillimit dhe të cilësisë se në vendet e tjera të rajonit.
Fjalëkryqin e parë e ka botuar në gazetën “Bujku”, ndërsa punimet e veta i ka botuar pothuajse në të gjitha revistat që dalin në Kosovë.
Së bashku me kolegët Xhelal Abrashi dhe Gëzim Gjini ka botuar revistën e dytë enigmatike ne Kosovë “Filizat”
Për shkak të vizës, nuk ka mund të marrë pjesë në kampionatin botëror të enigmatikës në Hungari.
Është autor i katrorit të parë magjik 9x9 në gjuhën shqipe (rekord shqiptar).
Ia ka dalë të përpilojë piramidën me gjatësi 17, që është rekord në gjuhën shqipe dhe që u afrohet rekordeve botërore, fjalëkryqin me peshë 7.0 dhe fjalëkryqe matematikore.
S. Tullimi deri tash ka botuar të gjitha llojet e enigmave.
Me rastin e kampionateve evropiane dhe botërore të futbollit ka botuar revista të veçanta.
Ka titullin “Mjeshtër i enigmatikës”.
Me gjithë faktin që fjalëkryqi është “mbretëreshë e enigmatikës”, S. Tullimi, si enigmat me përvojë dhe me diapazon të gjerë informacionesh nga kjo lëmi, angazhohet dhe rekomandon që revistat kosovare t’i kultivojnë të gjitha llojet e enigmave, në veçanti të atyre logjike, ngase në garat ndërkombëtare dhe në kampionatet Botërore më së paku ka fjalëkryqe