URIME 55-VJETORI I LINDJES!!!

TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com.

 

 

 

 

 

FJALEKRYQI

Fjalëkryqi i parë i Xhevat Ruhanit, i botuar më 27 shtator 1974 në "Rilindja"

 

URIMET ME RASTIN E 55-VJETORIT TË LINDJES SË XHEVAT RUHANIT

11 tetor 2008

    ANAGRAM ME RAST

    Isha sot
    TE HAXHI V. NURA
    në Nju-Jork këtë ditë tetori
    kolegun tim ta uroja:
    Gëzuar 55 vjetori!

    VET ti, o HAXHI NURA
    U bëfsh 100 vjec- plak me mjekër
    Gjëzëtarinë kaq lart e ngrite
    Si asnjë gjëzëtar tjetër!

    (Përzemërsisht, Adem Gashi, Danimarkë)

    ___________________________________

    Nga: Driton Sejdiu

    Ne emer timin personal, si dhe ne emer te FEK-ut (meqe statuti ma lejon si sekretar - hahahaha), i uroj Xhevat Ruhanit datelindjen e tij te 55-te!

    Qesha me qellim, sepse datelindjet jane per te qeshur, dhe dhashte Zoti qe te qeshim gjithnje, e me se shumti Xhevati, i cili pra sot, sigurisht, feston!!!

    FESTOFSH SHUME XHEVAT!!!

    URIME, JETE TE GJATE DHE SHUME E SHUME SUKSESE!!!

    -------------------------------

    Nga: Mustafë Statovci

    Me kënaqësinë më të madhe urimit i bashkangjitem edhe unë, si moshatar, shok klase dhe koleg studimesh i Xhekit. Xhevat, dhashtë Zoti e paça jetë sa të ta uroj edhe ditëlindjen e njëqindtë, e për më vonë shohim e bëjmë. GËZUAR!

    Mustafa

    -------------------------------

    Nga: Kadri Bicaj

    I bashkangjitem urimit: URIME 55 VJETORIN E LINDJES Xhevat RUHANIT,me vlerat më të larta njerëzore - me nder shëndet,miqësi dhe dije e shumë gëzime në jetë.

    -------------------------------

    Nga: Mentor Mripa

    Urime datëlindjen Xhevat Ruhanit, enigmatit të përzemërt, modest e bujar!!!

    -------------------------------

    Nga: Riza Bërbatovci

    NUR HAXHA VITE
    me radhë ka punuar shumë
    enigmave u ka rritur vlerën
    e fjalëkryqet i bën në gjumë...

     
    Shumë urime për më të nderuarin Xhevat Ruhanin. Të dëshiroj shumë shëndet dhe shumë vite të tjera e të lumtura!
    Me respekt, Riza Bërbatovci.

    -------------------------------

    Nga: Rexhep Hasani

    Mashallah!!......i befsh edhe 100, po shpejt po shkojne keto vite, Xhevat!
    Sipas kalkulimit tim, edhe 45 vite po te mbesin me mendue a ne amerikë me i kalue apo te kthehesh e ti qash hallet me ne ketu, ne Kosovë??
     
    Urime edhe nje here..te shof nese mundem me te anagramizuar per ditelindjen e 55-te......!!!
     
     
    UN` H. REXHA: VITA...
     
     
      PRA JETË DHE SHENDET TY DHE FAMILJES SATE...MERZISE SATE KOLEGET DHE DASHAMIRET PO TE THURRIN NDERRIMOR PER KETE DITE TE BASHKUARA bashke, 5-sat!!
     
    RESPEKT, REXHA

    -------------------------------

    Nga: Skender Tullumi

    Xhevat,

    Urime, urime ,u befsh 100

    Me respekt Skender Tullumi

     

     

    Gezuar ditelindja Xhevat!

    te deshiroj shendet dhe lumturi ne jete .

    ATU  N `XHEVAHIR !

    zijadini

    -------------------------------

    Nga: Xhevat Ruhani

    Kolegë të nderuar shfrytëzoj rastin që përmes faqes elektronike www.fjalekryqi.com, të shpreh falënderimin tim për të gjithë juve që më uruat ditëlindjen e 55-të. Dhashtë Zoti që kjo frymë e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit të ndërsjellë të mbizotërojë përgjithmonë dhe ta çojmë përpara enigmatikën tonë si dhe dhashtë Zoti ta keni shëndetin, hare e lumturi dhe harmoni në familjet tua.

    Edhe një herë ju falënderit shumë.

    Me respekt, i juaji Xhevati!

    DI, AG SHEMA
    seç na e ka prej mejtepi,
    thur vargje aq të bukura,
    sikur t'i nxjerr ato prej xhepi.
     
    Kushtuar mikut dhe kolegut tim të nderuar si shprehje e respektit dhe mirënjohjes për punën e tij brilante në vjershërimin e ndërrimorëve (anagrameve)
                                                                                      Xhevat RUHANI