BIOGRAFIA E SHKURTËR E
XHEMË KARADAKUT
Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në drejtimin Administrim Biznesi, në Universitetin “Dardania” në Prishtinë.
Bashkëpunon me revista të shumta në gjuhën shqipe. Bashkëpunoi kohë të gjatë edhe me Revistën për Enigmatikë “Horizonti” e një kohë ishte edhe anëtar i redaksisë. Është autor i qindra enigmave, sidomos i enigmave të rimuara. Në vitin 1994 botoi tufën me enigma “Gjej e qesh”, ndërsa në vitin 1998 kishte përgatitur për botim librin e dytë me enigma “Zgjidh e Zgjidh”, i cili për shkak të rrethanave të kohës mbeti i pabotuar.
Është prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë, të përpiluar nga shkrimtari i njohur Odhise Grillo.
Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i mbi 30 shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska.
Është editor i Shtëpisë Botuese “URA”, Prishtinë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton në Gjilan e punon në Prishtinë.
Botoi:
1. Legjendë e re, 1992
2. Natë mbi mua, 1994
3. Gjej e qesh, 1994 (libër me enigma)
4. Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995
5. Zvarranikët, 1995
6. Trimi më i madh në botë, 1999
7. Kalikuse kalikuse a ma gjen një nuse, 2000
8. Ëndërr me ëndrra, 2000
9. Feniksi nuk është ndryshe, 2000
10. Lavjerrësi i kohës, 2002
11. Histori për një dashuri, 2003
12. Lojë në Trojë, 2003
13. Nipi i Don Kishotit, 2005
Për kontakt: xh.karadaku@gmail.com